Clinton: Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës, ato kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë gjithë këtyre viteve

Ish-sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, në lidhjen virtuale në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës ndër vite për sa i përket barazisë gjinore, veçanërisht përfaqësimit dy herë nga presidentet gra.

“Në dekadat prej kur Kosova është bërë shtet i pavarur, aktivistet kanë siguruar progres kuptimplotë për të siguruar barazinë gjinore në sektorin publik dhe politik. Pas shumë vitesh ja keni dalë që të siguroni për viktimat e dhunës seksuale, ju keni zgjedhur presidenten e parë dhe tani të dytën që janë të përkushtuara për ruajtjen dhe forcimin e paqes, zgjerimin e mundësive ekonomike dhe duke dëshmuar që bashkëpunimi sjellë më shumë rezultat”, është shprehur ajo.

Organizimin e këtij forumi, Clinton e ka cilësuar si vendosmëri për forcim të grave.

“Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës, gratë posaçërisht në Kosovë, kanë luajtur rol tepër të rëndësishëm gjatë gjithë këtyre viteve, jam e lumtur për themelimin e kësaj qendre të ekselencës, demokracitë tona janë më te fuqishme kur gratë përfshihen. Ju tashmë keni dy presidente gra në Kosovë. Jam e emocionuar të shoh se si ky forum ka arritë synimet e tij, unë jam e përkushtuar për të qenë pjesë e arritjeve dhe përpjekjeve për fuqizimin e gruas”, ka deklaruar ajo.

Fjalimi i saj është pritur me duartrokitje dhe ngritje në këmbë të pjesëmarrësve në Forumin për Gratë, të organizuar nga presidentja, Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *