Sot në Prishtinë do të protestohet për vrasjen e gruas në Ferizaj.
Protesta pritet të zhvillohet me fillim nga ora 17:30 në sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Kjo protestë është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
21 vjeçarja u vra të premten në Ferizaj. I dyshuar për rastin është ish burri i saj, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.