Një person është lënduar aksidentalisht në një minierë në Leposaviq teksa ishte duke punuar.
Pas lëndimeve të marra, i lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë të Veriut.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku tashmë kanë nisur hetimet.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë intervistuar viktimën dhe sipas tij lëndimi është aksidental”