Aksident me vdekje në Shqipëri, viktima udhëtonte me motor, u përplas nga automjeti

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor nacional Lushnje Berat në afërsi të Fier-Sheganit.

Makina ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me motor elektrik.

Viktima është identifikuar si Etem Bushi, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *