Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një incident që ka ndodhur të hënën në Prishtinë, ku një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ishte cak i sulmit nga disa persona. Të dyshuarit përfunduan në pranga të Policisë dhe ndaj tyre tashmë është urdhëruar masa e ndalimit policor.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se oficeri korrektues Sh. Ismajli është sulmuar nga katër persona, për motive akoma të panjohura – të cilët ia kanë zënë pritën në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Personat që u arrestuan për këtë rast janë Mërgim Hoxha, Burim Strumcaku, Erza Isufi dhe Valon Morina.
Në bazë të informacioneve të para, viktima është përballur fillimisht me vajzën e dyshuar, e cila ka arritur që ta ndalojë atë dhe i ka njoftuar të dyshuarit e tjerë për të ‘intervenuar’ dhe për ta rrahur siç kishin planifikuar.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri nga të dyshuarit, Hoxha, e kishte njohur viktimën në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku ai dyshohet se ka qenë duke vuajtur dënimin për një rast të mëhershëm.
Si pasojë e sulmit, zyrtari korrektues ka pësuar lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe rasti është konfirmuar edhe nga Policia.