Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik.
Vetëm në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë shkaktuar 85 aksidente, ku 35 kanë përfunduar me të lënduar, kurse 50 me dëme materiale.
Sa i përket shqiptimit të gjobave në trafik, Policia ndau hiç më pak se 1904 tiketa për ata që kanë shkelur rregullat.
Ndryshe, ligji i ri parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për të gjithë ata që kryejnë kundërvajtje.