Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Julian Dedës dhe Romeo Veshajt brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Shkak i kësaj përplasjeje mes dy banorëve ishte misioni sekret i fshehjes së cigareve, që e kishin për detyrë ta realizonin Juliani si dhe Erjola Doçi.
Pasi u zbulua gjithçka; Romeo akuzoi Julin se u betua në Zot rrejshëm vetëm për të çuar misionin e tij që kishte.
“U betove në Zot vetëm për lojë, madje në Natën e Madhe, në Natën e Kadrit. Ti shet veshkën për një lojë”, i tha Romeo, Julit me shenja nervozizmi.
Por ky i fundit, qëndroi indiferent kundrejt këtyre akuzave nga moderatori vlonjat.
Përplasja, erdhi deri në atë pikë sa duhej të reagonte Erjola për t’i thënë se ishte “thjesht një lojë”.