Xhelozia mollë sherri mes çiftit në Mitrovicë, 40-vjeçari e rrah bashkëshorten – ajo e denoncon

Dyshimet për tradhti dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre apo edhe anëtarët e tjerë të familje. Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një familje në Mitrovicë, ku viktimë është një 38-vjeçare raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi u përballë me dhunën fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj.

Gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie, ashtu që i dyshuari pas një zënke momentale, e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të raportojë rastin në Polici dhe si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë intervenuar në shtëpinë e tyre.

Burri i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, ndërsa i njëjti është dërguar në burg pasi kishte pasur urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *