Maqedonci e pret në takim Peach-in, biseduan për sigurinë në Kosovë dhe integrimin në BE e NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Maqedonci i shprehu mirënjohje Peachit për mbështetjen e Britanisë për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Përsërita qasjen konstruktive të Kosovës ndaj paqes dhe integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, shkroi Maqedonci.

Peach është takuar sot edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, ndërsa është paraparë që të ketë takim edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *