Babai i saj vdiq pak ditë pas akuzave publike, reagon Sara Gjordeni

Sara Gjordeni ka reaguar pas lajmeve për vdekjen e babait të saj.

Përmes një postimi në Instastory, Sara thotë se Arturi, babai i saj vuante prej 2 dekadash nga një sëmundje e pashërueshme. Gjithashtu në këtë rast fatkeq ajo ka zgjedhur ta respektojë figurën e të atit edhe pse ai nuk ishte përpjekur t’i qëndronte pranë për 27 vjet, siç shprehet ajo.

Sara ka nënvizuar se e ka telefonuar babain e ndjerë më datë 15 mars për herë të fundit dhe ai nuk iu kishte përgjigjur.

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së BBV, Sara ka treguar se që prej divorcit të prindërve ajo është rritur vetëm me mamin dhe familjarët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *