Iu dha lamtumira e fundit, Shqipe Bajçinca-Brestovci!

Mes lotësh dhe në prani të qindra pjesëmarrësve, i është dhënë lamtumira e fundit kontribueses së madhe të të sportit, Shqipe Bajçinca Bajçinca, anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe komisioneve të ndryshme në KOK.

Shqipja, u nda nga jeta të dielën pas një sëmundje të rëndë.

Ajo ishte edhe anëtare e BE të Federata e Hendbollit e Kosovës, pedagoge në Fakultetin e Edikimit Fizik dhe Sportit, ndërsa gjatë karrierës 24 vjeçare si sportiste ishte marrë edhe me karate, atletikë dhe hendboll

Në ceremoninë e varrimit të saj në Prishtinë, krahas familjarëve, e miqve të shumtë nga sporti, morën pjesë edhe anëtarët e BE të KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, drejtues të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, me dekanin Musa Selimi etj.

Në emër të KOK-ut, presidenti Krasniqi vendosi kurorë lulesh, sikurse edhe institucione dhe klube sportive, ku ajo ka kontribouar më së shumti.

Në nderim të veprës së saj, të mërkurën në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të UP “Hasan Prishtina”, tek Instituti i Historisë “Ali Hadri” në ora 11:00, do të mbahet mbledhje komemorative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *