Një aksident ka ndodhur në afërsi të Milotit, në Rrugën e Kombit.
Sipas mediave në Shqipëri, dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.
Raportohet të jenë 5 persona kan mbetur të lënduar, mes të cilëve 2 janë fëmijë.
Mësohet se janë një familje nga Kosova që po udhëtonin me një mjet tip ‘Golf’.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa nga aksidenti u bllokua për disa minuta Rruga e Kombit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.