Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së saj,
Burimebrenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 50-vjeçare, e cila është gjetur e varur te shtëpia e saj.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Lidhur me rastin, njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.