Një qen duke gërmuar në oborrin shtëpisë në Florida të ShBA-së zbuloi diçka shumë më befasuese dhe më të rrezikshme se ndonjë kockë: një bombë ushtarake prej dekadash.
Mathew Sims nga Jacksonville tha se qeni i tij, Baby, po luante në oborrin e tij kur zbuloi një objekt metalik pranë garazhit.
“Nuk mund të dalloja se çfarë ishte derisa nisa ta tërhiqja”, tha Sims për WJXT-TV. “Sapo e nxora jashtë gjysmën, thashë: ‘Oh, e di se çfarë është kjo, më lejoni ta vendos butësisht’”.
Sims thekson se objekti ishte rreth 30 centimetra i gjatë dhe peshonte rreth 4.5 kilogramë.
Ai thirri policinë dhe skuadra e bombave u përgjigj për të shqyrtuar zbulimin.
Policia tha se objekti, një pjesë e vjetër e municioneve ushtarake të pashpërthyera, ka të ngjarë të jetë varrosur aty prej dekadash, bazuar në gjendjen e tij të kalbjes.
Shtëpitë aty pranë u evakuuan përpara se skuadra e bombave ta largonte objektin.
Origjina e bombës antike mbetet e paqartë.