Përkujtohen të vrarët gjatë luftës në “Sofali” të Prishtinës

Në 25-vjetorin e vrasjes së 14 personave në lagjen “Sofali” të Prishtinës dhe një personi ende të zhdukur, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te lapidari që mban emrat e të vrarëve, në kujtim të kësaj ngjarjeje të dhimbshme nga lufta e fundit.

Kjo masakër, në lagjet e Prishtinës, në kryeqytet, këto vrasje e zhdukje me dhunë sikurse të gjithat masakrat e tjera në Kosovë, kryeministri tha se janë dëshmi e  krimeve të Serbisë të kryera gjatë luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në vitet 1998-1999.

Në këtë përvjetor, para të pranishmëve aty, ai shtoi se krahas mbajtjes gjallë të kujtimit të rënëve, të thellë e kemi mirënjohjen për të gjithë ata, të cilët kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës. “Falënderim për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, të luftëtarëve të lirisë dhe të gjithë atyre, të cilët nuk kursyen asgjë për çlirimin e Kosovës”, tha Kurti.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri u zotua se është detyrë e të vazhdohet rrugëtimi për të ardhmen. “Andaj, lavdi martirëve e dëshmorëve këtu në Prishtinë, dhe të gjithë të rënëve për liri anembanë Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta,” tha Kurti.

Biznes

Edhe 4 ditë, rezervoni dhe përfitoni zbritje deri në 45%Habibi, eja te FIBULA e ndjehu si sheik!Dita Botërore e Sindromës Down, BKT Kosova mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova

Intervista

Pakënaqësitë me ligjin e pagave, SBASHK-u paralajmëron protestë

Lajme

Kuvendi rrëzon rezolutën e opozitës për kontratat njëburimore

Rajoni

Nga 31 marsi bullgarët që udhëtojnë në Schengen lirohen prej kontrollit të pasaportave

Përkujtohen të vrarët gjatë luftës në “Sofali” të Prishtinës

Lajme

Lexohet për: 2 min.

1 orë më parë

Në 25-vjetorin e vrasjes së 14 personave në lagjen “Sofali” të Prishtinës dhe një personi ende të zhdukur, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule te lapidari që mban emrat e të vrarëve, në kujtim të kësaj ngjarjeje të dhimbshme nga lufta e fundit. Kjo masakër, në lagjet e Prishtinës, në kryeqytet, këto vrasje e zhdukje me dhunë sikurse të gjithat masakrat e tjera në Kosovë, kryeministri tha se janë dëshmi e  krimeve të Serbisë të kryera gjatë luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në vitet 1998-1999.

BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të shkurtit arritën në mbi 174 milionë euro

​Olti Hyseni: Jam danez, nuk e konsideroj të luaj për Kosovën

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

S’ka kuorum, dështon themelimi i komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Vazhdimi i seancës së rregullt të Kuvendit

Në këtë përvjetor, para të pranishmëve aty, ai shtoi se krahas mbajtjes gjallë të kujtimit të rënëve, të thellë e kemi mirënjohjen për të gjithë ata, të cilët kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës. “Falënderim për familjet e dëshmorëve dhe martirëve, të luftëtarëve të lirisë dhe të gjithë atyre, të cilët nuk kursyen asgjë për çlirimin e Kosovës”, tha Kurti. Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri u zotua se është detyrë e të vazhdohet rrugëtimi për të ardhmen. “Andaj, lavdi martirëve e dëshmorëve këtu në Prishtinë, dhe të gjithë të rënëve për liri anembanë Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta,” tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *