Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një tentim vrasje në fshatin Istog i Poshtëm në Istog, ku është therur me thikë një person, pas një konflikti që dyshohet se ka pasur me të dyshuarin. Palët tashmë janë arrestuar dhe rasti është konfirmuar nga Policia.
Sipas Policisë, personat e përfshirë në rast, A.Ll., dhe Sh.Ll., kanë marrë trajtim mjekësor dhe më pas janë arrestuar e shoqëruar në stacion policor.
Tё njëjtit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48-orё.
“Njësitet relevante pranë Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё dalë në vendngjarje, aty kanë takuar njё person tё lënduar i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, pas pak nga njёsitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetёr i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr tretman mjekёsor.
Nё vendin e ngjarjёs ёshtё sekuestruar mjeti i mprehtё (thika) e cila dyshohet sё ёshtё pёrdorur nё kёtё rast.
Tё dyshuarit: A. Ll. i lindur me 1975 dhe Sh. Ll. i lindur me 1964″.– thuhet në njoftim.