Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë

Gruaja që është plagosur mbrëmë në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë ka vdekur.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, shefi i Klinikës së Intensivës në QKUK, Shaqir Uka i cili tha se e njëjta ka pasur dëmtime të larta të enëve të gjakut.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë në orën 10:45”, ka thënë Uka.

Ndryshe, në këtë rast ka mbetur i vdekur edhe një person tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *