EKSKLUZIVE: Gazeta Neutral mëson se vrasja e mbrëmshme ndërlidhet pikërisht me plagosjen e djeshme në Kolovicë

Gjatë ditës së djeshme Gazeta Neutral ka raportuar ekskluzivisht se ka ndodhur një incident me armë zjarri në Kolovicë, ku një person është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur nga një veturë në levizje, e cila ka qëlluar drejt një personi duke e lënë atë të plagosur, ndërkaq vetura ka vazhduar në një drejtim të panjohur.

Ndërkaq orë më vonë disa të shtëna me armë zjarri kanë trazuar mbrëmë banorët e rrugës ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë, konflikt ky në mes disa personave përfundoi tragjikisht për Egzon Hazirin, rreth 30-vjeçar, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga goditja me armë zjarri.

Mirëpo burime të sigurta të Neutralit e konfirmojnë se vrasja e mbrëmshme ndërlidhet pikërisht më ngjarjen e ndodhur në Kolovicë.

Gruaja e plagosur nga ky incidenti gjendet në gjendje të rëndë, duke përballuar plagosje serioze në pjesën e poshtme të barkut nga predha të AK-47.

Kjo ngjarje e tronditshme ka shkaktuar shqetësime të mëdha në komunitetin lokal dhe ka nxitur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e këtij akti të dhunshëm.

Autoritetet janë në rrugë për të siguruar që drejtësia të bëhet dhe për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *