Rrahman Rama aderon në PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur anëtarin më të ri të partisë, Gjenerallejtënant Rrahman Ramën.

Kryetari Krasniqi, e ka falënderuar Ramën për besimin në PDK, duke thënë se ai është patriot i dëshmuar, i cili është i shquar për kontributin e tij shumëvjeçar për vendin kudo dhe kurdo që e ka kërkuar nevoja.

“Gjenerallejtnënant Rrahman Rama, ka një jetë kushtuar përpjekjeve për çlirim dhe shtetndërtim. Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Shalës më 1998-99. Komandant i TMK-së pas luftës në Kosovë. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ishte Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës nën lidershipin e të cilit kjo forcë gëzoi ditët e saj më të mira”.

“Një komandant që ndërtoi ura të fuqishme bashkëpunimi në shërbim të forcimit të ushtrisë tonë me të gjithë aleatët tanë, posaçërisht SHBA-të. Një personalitet që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha fazat e transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ushtrinë zyrtare të Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran”, theksoi Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *