Vesa Smolica reagon pas daljes nga BBVA3

Artistja e njohur, Vesa Smolica, ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother Albania VIP 3”, shkruan Neutral Bizz.

Në një postim në “Instagram”, ajo shprehet se nga kjo eksperiencë e jashtëzakonsshme, me vete ka marrë vetëm kujtimet e bukura dhe emocione të paharrueshme.

Ndër të tjerash Vesa ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore që fansat e saj po e presin me padurim të kenë pak art nga Vesa.

“Jam shumë e lumtur që isha pjesë e një aventure si Big Brother Vip Albania, aty ku krijova shumë kujtime të bukura, emocione të reja dhe njoha shumë njerëz e miq të mirë. Faleminderit produksionit dhe gjithë stafit. Mbi të gjitha, dua të falendëroj të gjithë ju që u bashkuat e më mbështetët në rrugëtimin tim për 70 ditë radhazi. Shumë gjëra të bukura do vijnë me kohën. 

p.s. E meritoj pak pushim pa kamera

E juaja, Vesa ♥️”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *