Më 26,26 dhe 27 mars të vitit 1999 në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit forcat serbe kishin masakruar 243 persona dhe kishin shkatërruar 893 shtëpi private e shoqërore.
Maskara në Krushë të Madhe është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Edhe pas 25 vjetësh për këtë masakër nuk është dënuar askush.
Ndërsa disa nga varret janë ende të zbrazëta, pasi që një numër i konsiderueshëm i personave të vrarë barbarisht nga forcat paramilitare serbe rezultojnë ende të pagjetur.
Në vitin 1998 ndodhi masakra e Prekazit (Jasharëve), duke vazhduar më pas në vitin 1999 me masakrën e Reçakut, masakrën e Izbicës, e Rezallës, e Dubravës, masakrën e Rugovës të Hasit, si dhe masakrën e Studimes në Vushtrri.
Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.
Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive tjera etnike.
Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.
Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet që janë kryer në territorin e këtyre vendeve/albaniapost