Sot në ekranin e Vizion Plus nis Ferma Vip. Një program reality show që ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar ende pa nisur.
Lidhur me këtë spektakël madhështor që pritet të gozhdojë teleshikuesit para ekranit, folën sot në emisionin “7 pa 5” drejtori i prgramacionit të Vizion Plus, Fatos Risto dhe gazetarja Klodiana Agaj.
Drejtori i programacionit Fatos Risto tha se ky reality show do të jetë ndryshe nga formatet që kemi parë deri më tani në televizionet shqiptare.
Konkurrentët VIP-a do të kenë disa nivele sfidash, ata do të përballen me izolimin, sfidën fizike dhe ambientin shoqëror, pra sa lehtë do të ambientohen dhe do të familjarizohen me punët e Fermës.
“Një reality show shumë ndryshe nga ç’kemi parë deri tani. Ka disa nivele sfidash, niveli personal që izolohen, niveli fizik dhe ambienti shoqeror. Mendoj seky program i ka rrënjët të fshati, ajo thirrje e brendshme që kemi ne me natyrën si njerëz, pavarësisht klasësh shoqërore dhe ekonomisë. Një nga detyrat që ata mund të kenë do të ishte të bënin djath”, tha Fatos Risto.
Cili do të jetë çmimi për fituesin e lojës dhe a do t’i shohim vip-at të mjelin lopë e të mbledhun vezë?
Drejtori i Programacionit, Fatos Risto tha se çmimi do të jetë monetar, ndërkaq ai nuk zbuloi shumën.
A do i mbledhin vezët, do mjelin lopët?
Fatos Risto: Mbase nuk do jenë të populluara debatet vonë natën, sepse do të zgjohen herët. Por është një format me shumë sfida, një detyrë e tyre mund të jetë të prodhojnë djath.
Ndër të tjerash ai ka shtuar se nuk mjafton të bësh vetëm detyrat e fermës, duhet të fitosh simpatinë dhe zemrat e atyre që të shohin.