Në orët e vona të së enjtes të 21 marsit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti publikoi një video ku shihej ushtria serbe pranë kufirit me Kosovën. Ai tha se distanca e afërt e ushtrisë serbe “nuk është normale”, derisa shtoi se ishte një provokim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Neutral.
Burime të Gazetës Neutral brenda KFOR-it kanë informuar se ishte një rrezik i madh për vendin. Ushtria serbe ishte afruar kufirit me Kosovën, duke shkaktuar provokime të mëdha.
Për fat të mirë. KFOR-i ishte forca që e shpëtoi situatën në teren dhe gjërat nuk arritën në nivelin e konfliktit.
Ndërkaq Qeveria ka përpiqur të mbajë situatën në izolim për të mos përhapur panik në publik.
Nga ana tjetër, zyrtarët e qeverisë së Kosovës nuk kanë bërë komente publike rreth kësaj ngjarjeje. Në përpjekje për të zbutur tensionet, ata janë pëqendruar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve dhe në monitorimin e situatës.
Shiko videon: