Ilnisa Agolli dhe Françeska Murati janë përfshirë në një debat mëngjesin e sotëm (e enjte) në Big Brother VIP Albania 3.
Gazetarja duket të jetë bërë xheloze për modelen për shkak të raportit të saj me Meriton Mjekiqin.
Teksa po qëndronin një pjesë në oborr, përfshirë edhe Meritonin, Ilnisa iu drejtua me disa fjalë Françeskës.
“Kjo Françeska si e ka hallin, shefja jote. Apo do të merrem një herë e mirë. Po u mora një herë e mirë, e sheh ajo”, iu drejtua Agolli, Mjekiqit.
Ajo më pas vazhdoi: “Françeska, ja ku e ke Meritonin. Shko lëpiju pak”.
Murati në anën tjetër u përgjigj: “Ta lëpij unë Meritonin, pse. Meritonin e kam shok unë. Unë lëpij Meritonin”.
Në një bisedë tjetër me Meritonin, Ilnisa tha se ajo që nga fillimi ka hyrë mes çifteve.