Bulliqi njofton se këtë vit do të vendoset shtatorja e ish-presidentit Rugova në Podujevë

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot ka pritur në takim Ukë Rugovën, djalin e ish- Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Bulliqi ka njoftuar se këtë vit në Podujevë, do të vendoset shtatorja e ish- Presidentit Rugova, për ta nderuar kontributin dhe angazhimin e ish-presidentit për Kosovën.

Më tej, ai ka bërë të ditur se procedurat për ndërtimin e shtatores kanë filluar.

Ndryshe, Bulliqi e ka falënderuar Ukën për vizitën dhe librin e dhuruar.

Njoftimi i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *