Fidan Aliti është mbrojtësi i ftuar nga Franco Foda për dy ndeshjet miqësore gjatë këtij muaji.
Aliti shprehet shumë optimist për dy ndeshjet ndaj Armenisë dhe Hungarisë dhe thotë se kjo shërben për ta njohur trajnerin gjerman.
Shpresojmë në rezultate pozitive dhe besoj që këto dy miqësore dhe ato në qershor do të na shërbejnë ta njohim filozofinë e trajnerit por edhe ai të na njohë neve…”, u shpreh mbrojtësi Alanyasporit
Fidan Aliti gjatë këtij sezoni në Superligën e Turqisë ka zhvilluar 27 ndeshje dhe ka bërë dy asiste.
Kombëtarja e Kosovës nis aventurën me trajnerin e ri në dy miqësore tejet të vështira, ndaj Armenisë dhe Hungarisë.