Fokusi kryesor në mediat rozë padyshim se ka qenë mbi dyshen Bardhi dhe Sara Gjordeni.
Dyshe kjo e cila është formuar brenda formatit Big Brother VIP Albania 3 dhe vazhdon të diskutohet edhe sot për vërtetësinë e tyre, shkruan Neutral Bizz.
Pas shumë reagimeve gjatë javës së fundit, tashmë ka folur edhe babai i Sarës i cili sot përmes një videoje ka folur për raportin e tij dhe nënën e ish-banores, ku sipas tij arsyeja e ndarjes ishte tradhëtia nga nëna e Sarës.
“Unë jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenit, po e jap këtë intervistë sepse nuk e prisja nga vajza ime. Më ka bërë kaq keq. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerr jashtë bashkë me të ëmën. Pasi lindi Sara, kemi shkuar me shtëpi në Kuçovë, në ruajtje të një kushëriri tim. Më vonë, ai kushëriri më dërgon mesazh që para tre muajsh, më liro shtëpinë se do vij vetë. Qëlloi që erdhi tezja e Sarës, na la shtëpitë e saj, pa qira. Unë kam qenë punonjës policie në Berat dhe po t’i kisha bërë këto gjëra, do më kishte marrë policia direkt”. ka thënë ai.
Ai ka deklaruar se divorci me ish-bashkëshorten u ndodh për shkak të mosbesimit, duke mohuar të gjitha akuzat e bëra nga ish-bashkëshortja për dhunë në familje.
“Po të dijë edhe këtë Sara, se po e them publikisht, babi mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Po ti nuk e ke pyetur ndonjëherë mamanë. Më tradhtonte, e kam kapur vetë”, tha ai