Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në një familje në Obiliq.
Sinjali mëson se një 39-vjeçar, i cili u denoncua për dhunë, dyshohet se posedonte edhe armë ilegale, e madje edhe narkotikë.
Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.
Ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur dy armë dhe një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë.
Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari do të hetohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.