Këngëtarja e njohur Remzie Osmani ka festuar ditëlindjen e mbesës së saj, Emës, në një moment të veçantë për familjen, shkruan Neutral Bizz.
Remzia, e cila u bë gjyshe disa vite më parë, ka shfaqur një dashuri të veçantë ndaj Emës dhe nipit të saj, duke shijuar rolin e gjyshes me imazhe të bukura të ndarë me fansat e saj.
Në ditëlindjen e Emës, Remzia ka shprehur urimet e saj më të ndjera në një postim të ndjeshëm në rrjetet sociale.
“Qika e nanes vet e bukura Emma, ilaç i shpirtit tem o jete, gëzuar ditëlindjen u bëfsh 100 vjeç o yll, paq fatin e lumturinë e botes ti qe e donë nanin shume,” ka shkruar këngëtarja, treguar dashurinë dhe kujdesin për mbesën e saj në këtë ditë të veçantë.