Hapet konkursi për krijimin e sheshit monumental të Adem Jasharit, Rama: Komandant, Prishtina të pret

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari.

Rama ka thënë se ai do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit.

“Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë”.

“Komandant Prishtina të pret!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Konkursi është i hapur për të gjithë artistët, piktorët, arkitektët, dizajnerët grafik, fotografët, artizanët, studentët dhe profesionistët. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *