Edhe në raundin e dytë ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal të kryeqytetit.
Në këtë raund kanë votuar gjithsej 30 anëtarë të kuvendit. Për kandidatin Fehmi Kupina në raundin e dytë kanë votuar 21 persona për dhe kanë qenë 9 abstenime.
Kështu që votimi për kryesuesin e ri të Kuvendit Komunal shkon në raundin e tretë. Në këtë raund kandidati zgjidhet me gjysmëne votave të antarëve të pranishëm.