Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka mbërritur në hapësirat e Manastirit të Deçanit.
Kjo nuk do të jetë agjenda e vetme e tij përgjatë ditës së sotme.
Ai do të takohet në ora 15:30 me kryeministrin Albin Kurti.
Takimi mes tyre do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Escobar është duke qëndruar në Kosovë që nga dita e djeshme.
Ai u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe me liderët e partive opozitare.