Osmani për largimin e kryetarëve në veri: Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në konferencën me emisarin amerikan Gabriel Escobar ka folur edhe për zgjedhjet në veri.

Ajo tha se procesi i largimit të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës është duke u realizuar komform procedurave të përcaktuara me ligj dhe udhëzim administrativ.

Osmani shtoi se pret që procesi i largimit të kryetarëve të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor dhe sipas afateve të parapara.

Siç e dini në kuadër të punës sonë të përbashkët edhe procesi i largimit të kryetarëve të katër komunave nga veriu i Kosovës është duke u realizuar konform procedurave të përcaktuara me ligj dhe me udhëzim administrativ në mënyrë që qytetarët e komunave të veriut të mund ta realizojnë të drjetën e tyre të garantuar në ligjin për vetëqeverisje lokale. Presim që ky proces të realizohet brenda parametrave kushtetues dhe ligjor dhe sipas afateve të parapara”, tha Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *