Emisari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është duke qëndruar në Kosovë.
Ai u takua sot me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën mbajti takim të mbyllur së pari, e më pas u prononcua për media.
Pas takimit, Escobari tha se presidentja Osmani është garantuesja kryesore e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Republikës së Kosovës.
“Presidentja Osmani, ju jeni garantuesja kryesore e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës” ka thënë Escobar.
Pas takimit me Osmanin dhe krerët shtetërorë, Escobar do të takohet edhe me opozitën.