Escobar vjen sot në Kosovë me mesazhe të qarta, Osmani e pret në ora 10:00

Sot në orën 10:00, presidentja Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.

Mediat fillimisht do të marrin pamje nga takimi, ndërkaq pas takimit do te ketë deklaratë për media, thuhet në njoftim.

Escobar ka paralajmëruar se po vjen në Kosovë për të diskutuar lidhur me vendimin për dinarin të cilin e ka konsideruar si katastrofik dhe jo kompetent.

Madje zyrtari amerikan në një bashkëbisedim me gazetarët ka dhënë mesazhe të qarta ndaj kryeministrit kosovar duke e konfirmuar se kanë probleme në komunikim me Kurtin.

Emisari amerikan vjen në Kosovë kur shumë procese rreth dialogut kanë stagnuar, prandaj si mision i tij do të jetë edhe zhbllokimi i këtij ngërçi dhe ecja përpara drejt një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *