Zjarri te Parku i Biznesit, Lladrovci kërkon ndihmën e KFOR-it: Me helikopterë me ardhë me gjujtë ujë

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas, ku tashmë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Lladrovci ka kërkuar ndihmën e KFOR-it për që “me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë dhe me zvogëlu sa ma pak këtë zjarr”.

Ai ka përmendur edhe dëmin ekologjik që po i bëhet ambientit nga ky zjarr.

“Iu shprehi keqardhje pronarëve të fabrikës të cilëve u është bërë një dëm i madh. Por, siç po e shihni dëmi është më i madhe spse është një dëm ekologjik. Tashmë ne kemi marrë ankesat e parë prej fshatrave, ku fshatarët po dëmtohen nga ky tym që po del nga kjo fabrikë. Unë i kam njoftu edhe institucionet qendrore, e kam njoftu edhe ministrin e Brendshëm, i cili po i ndërmerrë të gjitha masat për të ardhë edhe forca tjera. Por kam kërkuar që edhe KFOR-in nëse kanë mundësi, me helikopterë me ardhë me gjujtë ujë edhe me zvogëlu zjarrin, ka thënë Lldarovci.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se zjarrfikësit dhe njësitet e policisë janë në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *