Ministri Çeku pas fitores së Sadikut: Moment plot krenari për vendin tonë

Boksierja Donjeta Sadiku sot mundi në gjysëmfinale italianen Alessia Mesiano, duke e kualifikuar kështu Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Boksieren Sadiku e përgëzoi edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, shkruan lajmi.net.

“Edhe një sukses nga vajzat tona sportiste. Kampionja jonë Donjeta Sadiku siguron normën olimpike dhe kualifikohet në Lojërat Olimpike Paris 2024. Moment plot krenari për vendin tonë”, ka thënë Çeku përmes një postimi në ‘X’.

Më tutje ai uroi Sadikun, federatën e boksit dhe të gjithë komunitetin e sportit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *