Pak më parë është raportuar për një ngjarje të rëndë që dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Podujevës, ku Policia ka arrestuar një person për sulm seksual ndaj një vajze të mitur. I dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Hajdar Muçiqi, 74-vjeçar.
Burime kanë bërë me dije se 12-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e disa zyrtarëve policorë që ishin në detyrë, ku e shqetësuar tej mase ka deklaruar se një person i moshuar ka kapur për dore dhe i ka kërkuar që të largohen së bashku.
Të miturës i është ofruar edhe tretman mjekësor, ndërkohë që Muçiqi është identifikuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.