Liga e Kampioneve, Botërori për Klube, shtimi i kapitalit dhe një mori me të rinj të shpërndarë në huazim në Itali e Europë. Janë këto pasuria e Juventusit dhe burimi nga i cili ata presin që të arkëtojnë 300 milionë euro.
Janë gjithashtu këto llogaritë e bëra dje nga “Corriere dello Sport”, e cila është e bindur se nga sezoni i ardhshëm shumë gjëra mund të ndryshojnë te “Zonja e Vjetër” edhe me mbushjen e arkave.
Ndonëse në muajin e fundit ka shkuar nga +1 në -15 pikë nga Interi, gjithsesi për bardhezinjtë zona Champions nuk duket e pamundur për t’u ruajtur në 11 javët e mbetura, kështu që rikthimi në turneun europian do t’i garantojë 30 milionë euro.
Ndërkohë, është çështje orësh për të kaluar shtimi i kapitalit i urdhëruar nga “Exor” prej 127 milionësh.
Me pak fat dhe nëse Barcelona eliminon Napolin, do të jetë Juvja ajo që do të shkojë në Botërorin e Klubeve, turneu më i ri i FIFA-s në vitin 2025 që i garanton 50 milionë euro.
Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishmja, “Zonja e Vjetër” pret rreth 100 milionë euro nga 27 të rinj e të huazuar në Itali e Europë, për një total prej 300 milionësh. Dhe me këto para, ndoshta shumë gjëra mund të ndryshojë në vazhdim