Atmosfera në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” është përshkallëzuar ndjeshëm pas një përplasjeje të fortë mes dy banoreve, Ilnisës dhe Eglës. Situata u acarua kur Ilnisa reagoi ashpër ndaj komenteve të Eglës, duke e ofenduar atë dhe duke e quajtur “krijesë e mjerë”.
Duke u shprehur me tone të ashpra, Ilnisa iu drejtua Eglës: “Mos e zër emrin e vajzës në gojë o krijesë e mjerë”. Egla, e papërgatitur për tonin dhe fjalët ofenduese, tentoi të sqarojë situatën: “Çfarë ke, para dy ditësh më ke thirrur me emrin e vajzës”.
Por debati vazhdoi të përshkallëzohej me Ilnisën që i shtoi mbi të me fjali të rënda: “O krijesë e mjerë, o njeri i rënduar.” Egla, në një përpjekje për të mbrojtur veten, pyeti: “Çfarë ke, kush ta shau vajzën?” dhe shtoi në një ton sfidues: “Të ishin gratë si ty…”. Por Ilnisa këmbënguli në qëndrimin e saj: “Të ishin gratë si ty do ishte një dramë e madhe”.
Përplasja e tyre nuk mbaroi vetëm me përplasje verbale. “Ti je më keq se fjalët që më thua. Merre pasqyrën dhe shihe veten,” u shpreh Ilnisa, ndërsa Egla e cilësoi veten si viktimë të një sulmi të mundshëm fizik: “Mos më prek.” Ilnisa iu përgjigj me pamundësi: “Po ç’të të prek unë ty, shiko si je ti? Unë di që nuk preket banori duke bërë rënkime të tilla”.
Situata u përkeqësua kur Egla pretendoi se Ilnisa e kishte sulmuar me një bluzë: “Ajo më gjuajti me bluzë në fytyrë.” Ky akt i agresionit tregon një nivel të ri të tensioneve mes dy banoreve, të cilat duket se kanë arritur një pikë të pakthimtë në raportet e tyre.
Ndërkohë, kjo përplasje ka bërë që të dyja banoret të jenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe të tjerë banorëve të shtëpisë, të cilët janë të detyruar të merren me pasojat e kësaj shpërthimi emocional. Sikur të mos mjaftonin dramat e përditshme, momente si këto vetëm sa thellojnë ndarjet dhe krijojnë alianca të reja brenda murve të BBV3.