Ylli Limani, artisti i njohur shqiptar, ka një prirje të veçantë për të ruajtur privatësinë e familjes së tij në rrjetet sociale, shkruan Neutral Bizz.
Në postimin e tij të fundit në rrjetin social Instagram ka bërë një urim të veçantë për nënën e tij, e cila është mesimdhenese, për 7 Marsin, duke e falënderuar për dashurinë dhe sakrificën.
Artisti shkroi: “Urime 7 dhe 8 Marsi Mamush une, Hana, Arti jena testament i shpirtit ton t’ bardh. Faleminderit për dashurinë, për çdo moment & çdo sakrificë. Në çdo hap që e bëj & në çdo frymë që e marr, e kam forcën, dashurinë & dritën tonë. Të dua shumë”
Ky urim tejet prekës ka marrë reagime të shumta pozitive nga admiruesit e Yllit.