FFK-ja i del në ndihmë Trepçës ’89, po punohet në fushën “Erion Kajtazi”

Federata e Futbollit të Kosovës i ka ofruar ndihmë klubit nga Mitrovica, Trepça ’89 për riparimin e fushës ndihmëse që mban emrin e Erion Kajtazit.

Përmes rrjeteve sociale, skuadra mitrovicase ka falënderuar FFK-në. Kujtojmë që kjo fushë ishte dëmtuar gjatë vërshimeve në vitin 2023.

Postimi i plotë:

Klubi Futbollistik Trepça’89 falenderon Federatën e Futbollit të Kosovës në krye me Kryetarin z. Agim Ademi për ndihmesën e dhënë në shpëtimin e fushës sintetike që tani mban emrin e futbollistit tonë të ndjerë “Erion Kajtazi”.

Siç dihet fusha e futbollit “Erion Kajtazi” u përmbyt dhe u dëmtua pas vërshimeve të mëdha në vitin 2023, ku shpresat për shpëtimin e fushës ishin të vogla por me ndihmesën e FFK-së dhe angazhimin tonë fusha po rikthehet në kushte optimale.

Gjithashtu një falenderim i veçantë i takon përgjegjësit për mirëmbajtjen e fushave të FFK-së, Mitrovicasit z. Sakib Sejdija për punën e palodhshme dhe ndihmesën e vazhdueshme ndaj Klubit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *