Sot gjatë ditës ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, ku si pasojë e mos kujdesit një person ka humbur jetën.
Një person teksa ishte me fëmijet e tij duke udhëtuar drejt pikës kufitare “dheu i bardhë”, ka renë aksidentalisht në lumin Morava.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rahonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marre një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës ( 1955 ) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dhe I bardhë’’. Sipas informatave të para I ndjeri së bashku me fëmijtë e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu I bardhë ‘’ .
Në afersi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum .
Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë me rastin . Për rastin është njoftu prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinë .
Rethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës hetimet rajonale në Gjilan”, tha Hashani