Sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, u bë tërheqja e shortit për fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2025 në konkurrencën e femrave.
Kjo fazë kualifikuese sivjet zhvillohet në tri liga.
Çikat e Kosovës, bëjnë pjesë në Ligën B dhe në bazë të shortit është përfshirë në Grupin B4, ku janë edhe Wellsi, Kroacia dhe Ukraina.
“Kualifikimet nisin në muajin 3 prill, derisa në Evropian direkt kualifikohen vetëm nga dy përfaqësuese prej katër grupeve të Ligës A, derisa vendet e tjera plotësohen përmes ‘play-off’-it. Nga Liga B, ku bën pjesë edhe Kosova, tri përfaqësueset e para në secilin grup kalojnë në ‘play-off’, ku përcaktohen shtatë përfaqësueset e fundit që kualifikohen në Evropian”, thuhet në njofitmin e Federatës së Futbollit të Kosovë.