Krasniqi: Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së se fjalët qëndresë, sakfrificë, guxim e krenari morën kuptim të vërtetë në datat 5,6, dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Drenicës.

Në një postim të bërë në Facebook, kreu i PDK-së ka thënë se heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri.

“Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar deri në mbarim të kohës”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

Me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari, morën kuptimin e vërtetë. Ato u përbashkuan në një vend, në një familje dhe në një mbiemër: familja Jashari!

Heroizimi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri. Secili anëtar i familjes Jashari, u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim. Nga baca Shaban e te nana Zahide, nga Hamza e te Blerina, nga Ademi e te Kushtrimi 13 vjeçar, pushka e të cilit shkrepi e fundit në atë betejë.

Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar deri në mbarim të kohës.

Nderime përjetësisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *