Anëtarë të ekipit të parë të Manchester Unitedit raportohet se nuk presin që Erik ten Hag të mbetet në postin e menaxherit edhe për sezonin e ardhshëm.
Holandezi është në sezonin e dytë në Old Trafford. Mirëpo sivjet, forma nuk ka qenë e vazhdueshme dhe Unitedi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe rrezikon të mbetet jashtë garave evropiane për sezonin e ardhshëm.
Pas humbjes nga Manchester City, Unitedi tani është gjashtë pikë larg pozitës së pestë dhe 11 pikë larg pozitës së katërt.
Prapaskenave është folur se Sir Jim Ratfliffe si përgjegjës për pjesën sportive të klubit, do të bëjë ndërrime të mëdha.
Pjesë e këtyre ndërrimeve mund të jetë edhe posti i menaxherit.
Sipas Daily Mail, disa futbollistë presin që menaxheri të shkarkohet në verë.