Prishtinë, një person raporton se nga dy banka janë deponuar mbi 1 mijë monedha metalike nga 2 euro fals

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar të hënën në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë një person ka raportuar se nga dy banka janë deponuar 1 mijë e 330 monedha metalike nga 2 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë / 22-27.02.2024. Ankuesi kosovar ka raportuar se, nga dy banka janë deponuar, 1330 monedha metalike nga 2 euro që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raportin policor.

Monedhat janë sekuestruar nga forenzika. Rasti nën hetime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *