Një burrë është arrestuar në Drenas, pasi që kishte sulmuar seksualisht një femër të mitur, derisa ishte në shtëpinë e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima do të dërgohet për ekzaminime mjekësore.
“Sulm seksual, Gllogoc 04.03.2024-22:00.Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare – e mitur, derisa viktima ishte në shtëpinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima pas intervistimit në prezencë edhe të punëtorit të QPS-së, do të dërgohet për ekzaminime mjekësore. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.