Arrestohet i dyshuari që e sulmoi seksualisht 24-vjeçaren në ashensorin e një banese në Prishtinë

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ndaj vajzave e grave në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Të dyshuarit në shumicën e rasteve janë persona të moshës madhore, të cilët shfrytëzojnë çfarëdo situate me qëllim keqpërdorimin dhe abuzimin e tyre. 

Personi që dyshohet se sulmoi seksualisht 24-vjeçaren në ashensorin e banesës ka rënë në prangat e Policisë dhe tashmë ndodhet në ndalim policor.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i cili u kap dje dhe u shoqërua në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Sipas informacioneve të para, më 27 shkurt, i dyshuari fillimisht e kishte përcjellë viktimën derisa po kthehej te banesa e saj dhe më pas ishte futur në ashensor bashkë me të, përkundër që ajo tentoi ta ndalojë, por s’ia arriti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *