Gjuajtja me armë afër shtëpisë së Salih Sekiraqës, skenën e krimit del ta sheh edhe Arbërie Nagavci

Policia e Kosovës e ka rrethuar me shirita një pjesë të Lagjes së Muxherëve pas të shtënave me armë afër shtëpisë së Salih Sekiraqës.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Në pamjet e siguruara ajo shihet duke folur me një polic.

Siç duket, ministrja banon aty diku afër dhe është shqetësuar pas krismave që ka dëgjuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *